Trajneri i Deçiqit kërkon kujdes në Shkup

- Bota Sot

Trajneri i Deçiqit kërkon kujdes në Shkup

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, fitues i Kupës së Malit të Zi, nëse sonte kualifikohet, do të përballet me gjigantin austriak Rapidin e Vjenës. 

Deçiqi Admiralbet sonte (19.00) ndeshet në Shkup me Sileksin e Kratovës.

Sfida e parë ka përfunduar me rezultat 2:0 për Deçiqin në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League. 

Trajneri i Deçiqit, Nebojsha Jandiq, tha: “Jemi të vetëdijshëm se nuk duhet të relaksohemi dhe të lejojmë që rezultati i ndeshjes së parë të na mashtrojë.

Duhet të qëndrojmë fort e me këmbë në tokë, kjo është gjëja më e rëndësishme tani, në mënyrë që ta luajmë ndeshjen në mënyrën e duhur dhe të kalojmë në raundin tjetër të garës”.



Read it all at Bota Sot