PSG merr vendimin

- Bota Sot

PSG merr vendimin

Bradley Barcola pritet të qëndrojë te PSG, përkundër interesimit nga klubet e mëdha evropiane.

Pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin me një transferim te Bayern Munich, Bradley Barcola pritet të qëndrojë te Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.

Sipas L’Equipe, nuk ka asnjë mundësi reale që anësori 21-vjeçar të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Barcola është bërë pjesë e rëndësishme e planeve të Luis Enrique, pas një sezoni debutues mbresëlënës në Paris.

Përveç Bayern Munichut, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe disa klube të Ligës Premier, përfshirë Liverpoolin, Arsenalin dhe Manchester United.

Megjithatë, PSG po planifikon ta mbajë yllin francez në skuadër dhe do të nisë së shpejti bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.

Klubi synon t’i ofrojë Barcolës një rritje të ndjeshme të pagës, që mund ta vendosë atë mes pesë lojtarëve më të paguar të ekipit.

Barcola, i cili u transferua nga Lyon verën e kaluar, është i lumtur në Paris dhe mbetet i përkushtuar ndaj projektit afatgjatë të klubit. /



Read it all at Bota Sot