Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00.
Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. E para në Estoni u barazua me rezultatin 1-1.
Deri tani numri i biletave të shitura për ndeshjen në Tiranë nuk i kalon 1500.
Një shifër e ulët, duke marrë parasysh edhe se Partizani ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për kalimin e turit.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që numri të rritet ndjeshëm.
Kjo pasi duke mos pasur interes të jashtëzakonshëm, biletat mund të sigurohen në çdo sektor dhe tifozët i blejnë në momentet e fundit.
Partizani kthehet në “Air Albania” për një ndeshje europiane pas dy vitesh. Sfida e fundit ishte ndaj Atletik Eskaldes, që u fitua 4 me 1.