Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Art Smakaj po ndërron ambient gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton Sky Sport Austria, Smakaj nga NK Lokomotiva Zagreb do t’i bashkohet LASK Linzit.
Mesfushori kosovar pritet të transferohet në Bundesliga të Austrisë për 700 mijë euro.
Kujtojmë që te LASK Linz luan edhe mesfushori tjetër kosovar, Valon Berisha.