Albi Doka, blerja më e re e Teutës

- Bota Sot

Albi Doka, blerja më e re e Teutës

Teuta përforcon organikën me një element me eksperiencë. Albi Doka është zyrtarisht një lojtar i skuadrës durrsake që nga dita e sotme. 28-vjeçari ishte pjesë e Skënderbeut sezonin e kaluar, ndërsa më herët është aktivizuar me Tiranën në Shqipëri dhe me Ujpest, Honved (Hungari) dhe HNK Gorica në Kroaci.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm.

Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri.

Doka i bashkohet “bluve” me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.



Read it all at Bota Sot