Gazeta italiane jep lajmin e madh për shqiptarin

- Bota Sot

Gazeta italiane jep lajmin e madh për shqiptarin

Sipas gazetarit italian Luca Bianchin, Ardon Jashari vazhdon të bëjë gjithçka për të realizuar transferimin e tij tek Milan, duke ushtruar presion të hapur mbi Club Brugge.

Detaji më i fundit që ka zbuluar Bianchin është simbolik: mesfushori nuk ka pranuar të bëjë foton zyrtare të skuadrës — një traditë klasike në fillim sezoni.

Ndërsa të gjithë shokët e skuadrës kanë pozuar, Jashari është tërhequr, duke lënë të kuptohet qartë se për të ekziston vetëm një destinacion: Milani.

Sipas Bianchin, Jashari dëshiron të mbyllë gjithçka brenda kësaj jave, idealisht para ditës së shtunë, kur kuqezinjtë nisen drejt Lindjes së Largët për turin veror. Edhe pse koha është e shkurtër, lojtari është i vendosur ta shtyjë marrëveshjen drejt finalizimit.

Për më tepër, Jashari nuk ka udhëtuar me Brugge në mini-grumbullimin që klubi zhvilloi në Londër dhe pas kthimit është stërvitur vetëm. Gjatë gjithë javës, ai nuk është bashkuar me ekipin për asnjë seancë stërvitore, duke dalë hapur jashtë planeve të skuadrës belge që po përgatit sezonin e ri.

Nga ana tjetër, Brugge nuk e sheh ende situatën si të pakthyeshme, ndërsa për Milanin — sipas Bianchin — kjo është një dritë jeshile: klubi italian ka dorëzuar tashmë dy oferta zyrtare për kartonin e Jasharit, oferta e fundit arrin 32.5 milionë euro plus bonuse, që nëse realizohen do të përfaqësonin një rekord historik për futbollin belg.



Read it all at Bota Sot