Publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Nome Kalju!
Partizani përballet sot me Nome Kalju në “Air Albania” në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë në Estoni përfundoi me shifrat 1-1.
Ndaj të kuqve u duhet medoemos fitorja në këtë duel të dytë në shtëpi, për të vazhduar rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare ku drejtuesit shpeshherë kanë shfaqur ambicie për të synuar fazën në grupe.