Edvin Osmani është lojtari më i ri i Struga Trim Lum.
Ai është vetëm 21-vjeç, luan si qendërmbrojtës, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në vendlindjen e ti.j
Struga Trim Lum njofton se ka arritur marrëveshje 3-vjeçare me futbollistin shqiptar, Edvin Osmani.
21-vjeçari është me origjinë nga Maqedonia, mirëpo që si futbollistë është ndërtuar në Zvicër.
Ai fillimisht kishte nisur të luaj me të rinjët e Cyrih, që më pas të ju bashkohet edhe skuadrave, si YF Juventus II dhe SV Höngg.
“Vazhdojmë të punojmë në sjelljen e futbollistëve të rinj, duke menduar edhe në suaza afatgjate. Pas dyshes strugane, Albion dhe Florian Roçi, së bashku edhe me stafin teknik, me në krye trajnerin Bledi Shkëmbi, vendosëm që ti ofrojmë kontratë edhe Edvin Osmanit, që si futbollistë është ndërtuar në Zvicër. Besojmë në kuaitetet e tij dhe se i njëjti do të jetë një risi për kampionatin tonë” – u shpreh Drejtori Sportiv, Besart Isaku, pasi palët vendosën nënshkrimet e tyre.
Osmani, së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Ëinterthur U21, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti numëron plotë 59 ndeshje në kuadër të 1. Liga – Grupi 3, duke garuar këtu me ekipin e dytë të Ëinterthur, por edhe me ekipin e SV Höngg.
Struga Trim Lum i uron mirëseardhje Edvin Osmanit në vendlindjen e tij dhe njëkohësisht në familjen e madhe “bardhekuq”.