Bashkimi 1947 promovoi një tjetër përforcim në afatin kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin, sulmues anësor, Abdulhadi Jahja, i cili transferohet në Kumanovë nga Voska Sport.
Jahja vjen nga shkolla e të rinjve të Vardarit, më pas u transferua në Shkupi dhe në Struga Trim Lum, ku regjistroi ndeshje të shkëlqyera.
Klubi i tij i fundit ishte Voska Sport, për të cilin luajti për një vit e gjysmë të fundit.
Te Voska Sport spikati me 6 gola.