Zuka është lojtari më i ri i FC Vushtrrisë

- Bota Sot

Zuka është lojtari më i ri i FC Vushtrrisë

Vushtrria po organizohet gjithnjë e më mirë për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës.

Skuadra me kryetrajner Armend Dallku përforcohet me futbollistin Fisnik Zuka.

“Fisnik Zuka është lojtari më i ri i FC Vushtrria! 

29 vjeçari i cili vjen nga Maqedonia e ku së fundmi ishte kapiten i Gostivarit, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe besojmë se do të jetë një ndihmesë e madhe në vijën e fundit.

Zuka ishte pjesë e klubeve si FC Shkupi, Flamurtari FC (Shqipëri), Rabotnicki etj.

Le t’i japim Fisnikut një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve!”, njofton FC Vushtrria.



Read it all at Bota Sot