Hamza Ramani gjatë ditës së sotme bëri të ditur në rrjetet sociale që përfundimisht largohet nga FC Shkupi.
Ndërkohë ish kapiteni i FC Shkupit ka gjetur një akord me klubin e Flamurtarit të Vlorës. Hamza Ramani kanë arritur marrëveshje me skuadrën e kampionatit shqiptar dhe zyrtarizimi i së njejtës mbetet vetëm çështje kohe.
Sportmania ka mësuar se Hamza Ramani do të firmos kontratë dy vjeçare me Flamurtarin.
Për Ramanin kjo është eksperienca e parë jasht vendit, pasi më herët përveç Shkupit, ka qenë pjesë edhe e Sileksit dhe Pobedës në kampionatin maqedonas.