Vendoset rekord i ri në futbollin për femrat

- Bota Sot

Vendoset rekord i ri në futbollin për femrat

Kanadezja Olivia Smith edhe zyrtarisht është futbollistja më e shtrenjtë në botë, pasi që firmosi kontratë rekord me skuadrën e Arsenalit, në vlerë prej 1 milion e 157 mijë eurosh.

Ish futbollistja e Liverpullit, firmosi kontratën 4 vjeçare me “Topçinjët” dhe pritet të jetë një përforcim i madh për skuadrën londineze.

Rekordi i mëparshëm ishte në pronë të Naomi Girmas nga San Diego, e cila për 900 mijë euro kaloi në radhët e Çellsit.

Kujtojmë se futbollistja kanadeze, vetëm dy vite më parë kaloi në botën e profesionisteve të futbollit, ndërsa më parë ka luajtur për ekipet e kolexhit në SHBA dhe Portugali. Vitin e kaluar, Olivia Smith shënoi 25 gola për Liverpullin.



Read it all at Bota Sot