Vllaznia do të përballet me fituesin e sfidës Malisheva - Víkingur Reykjavík

- Bota Sot

Vllaznia do të përballet me fituesin e sfidës Malisheva - Víkingur Reykjavík

Vllaznia u kualifikua në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi triumfoi ndaj BFC Daugavpils në transfertën letoneze me rezultatin 2-4. Kuqeblutë zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe fituan me golat e Mensah, Yago, Dodaj dhe Mala.

Vllaznia e nisi takimin me këtë formacion titullar: Qarri, Bajrami, Kuros, Gurishta, Jago, Krymi, Qato, Kruja, Dodaj, Mensah, Balaj.

Mensah zhbllokoi rezultatin për shkodranët në minutën e 22-të, por vendasit reaguan dhe përmbysën gjithçka për dy minuta me golat e Wulliams dhe Diallo.

Në fundin e pjesës së parë, Vllaznia barazoi me Yagon, i cili realizoi një gol shumë të bukur me një goditje spektakolare nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë ishin të pandalshëm dhe në minutën e 74-ët përmbysën gjithçka me golin e Kevin Dodajt.

Fatin e ndeshjes dhe të kualifikimit e vulosi Esat Mala në minutën e 87-të, duke i dhënë Vllaznisë biletën për raundin e dytë.

Në turin e dytë të UEFA Conference League, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit FC Malisheva  – Víkingur Reykjavík (ISL).



Read it all at Bota Sot