Dodaj i jep lamtumirën Vllaznisë

- Bota Sot

Dodaj i jep lamtumirën Vllaznisë

Talenti Kevin Dodaj, ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme Vllaznisë, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. 

Në një prononcim e pas ndeshjes për mikrofonin e “A2 CNN” në Letoni,  Dodaj shprehu emocionet për këtë moment të veçantë,:

“Jam shumë i lumtur për golin dhe asistin, por më i lumtur që Vllaznia kaloi më tej dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Shënova, u kualifikuam dhe ky ishte qëllimi im në këtë ndeshje të fundit.” 

Talenti i ri që ka rënë në sy për shpërthimet e tij dhe teknikën, falënderoi klubin për mbështetjen gjatë aventurës së tij në Shkodër, teksa konfirmoi edhe largimin: “I falënderoj të gjithë te Vllaznia për mbështetjen.

Ndjehem shumë i lumtur. Shpresoj që Vllaznia ta fitojë titullin këtë vit që vjen, edhe pse pa mua. Unë do t’i ndjek në çdo ndeshje”, u shpreh Dodaj.



Read it all at Bota Sot