Rrëzimi tragjik/ Aksidentohet për vde*je në Itali parashutisti i rekordeve

- Bota Sot

Rrëzimi tragjik/ Aksidentohet për vde*je në Itali parashutisti i rekordeve

Felix Baumgartner, parashutisti austriak i njohur për hedhjet spektakolare me për thyerjen e rekordeve botërore, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Itali.

Lajmi u konfirmua sot nga mediat ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sipas raportimeve, Baumgartner humbi jetën në Porto Sant’Elpidio gjatë një fluturimi me parashutë, pasi pësoi një gjendje të papritur shëndetësore që e bëri të humbiste kontrollin.

Ai përfundoi në një pishinë në një kompleks turistik, duke plagosur edhe një grua të re. Për fat të keq, ndihma mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jetën dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Njeriu që kërceu nga stratosfera

Felix Baumgartner lindi në Salzburg në vitin 1969 dhe që në moshë të re u pasionua pas fluturimeve dhe sporteve ekstreme.

Në moshën 16-vjeçare filloi hedhjet me parashutë, ndërsa më pas u bë një nga pionierët e BASE Jumping, duke kërcyer nga ndërtesat dhe objektet më të larta e më të rrezikshme në botë.

Ai u bë i famshëm për hedhjen nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur, statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro, viadukti Millau në Francë dhe Taipei 101 në Tajvan.

Por momenti kulmor i karrierës së tij erdhi në vitin 2012, kur si pjesë e projektit Red Bull Stratos, ai u hodh nga stratosfera nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi shkretëtirën e New Mexico-s.

Gjatë rënies, Baumgartner theu barrierën e zërit, duke arritur një shpejtësi rekord prej 1,357 km/h dhe duke vendosur disa rekorde botërore. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe u ndoq nga mbi 8 milionë njerëz në mbarë botën.



Read it all at Bota Sot