Prishtina fiton ndaj Sheriff Tiraspolit por eliminohet nga Europa League

- Bota Sot

Prishtina fiton ndaj Sheriff Tiraspolit por eliminohet nga Europa League

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina, është eliminuar nga Europa League.

Prishtina e ka mposhtur me rezultat 2:1 skuadrën moldave, Sheriff Tiraspol. në ndeshjen e kthimit që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Humbja në Tiraspol me rezultat 4:0 i kushtoi shtrenjtë Prishtinës.

Djelmoshat e Prishtinës treguan lojë shumë të mirë ndaj një skuadre më përvojë ndërkombëtare. 

Mysafirët avancuan në minutën e 51-të pas një gabimit trashanik të futbollistit Philippe Boueye, ku Serobyan ia “vodhi” topin duke realizuar për 0:1. 

Në minutën e 56-të Hamdi Namani nga afërsia shënoi me kokë për 1:1 pas harkimit të Mujës.

Në minutën e 65-të zëvendësuesi Rin Ahmeti nga afërsia shënoi për fitoren e Prishtinës.

Prishtina eliminohet nga Europa League por tani rrugëtimin do të vazhdojë në rrethin e dytë të Conference League, ku do të ndeshet me Larnen nga Irlanda e Veriut.



Read it all at Bota Sot