Kualifikim dramatik për ekipin e Etrit Berishës

- Bota Sot

Kualifikim dramatik për ekipin e Etrit Berishës

Hacken i Etrit Berishës, arriti të kualifikohej për në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Një kualifikim dramatik për suedezët në duelin ndaj sllovakëve të Trnavas.  

Dueli i parë përfundoi me rezultatin 0-1 për skuadrën e portierit shqiptar, ndërkohë që ai i kthimit u mbyll në barazim 2 me 2.  

Haken kaloi e para në avantazh në minutën e 13-të me Gustafson.

Ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka në minutat 65 dhe 82-të, për të shmangur shtesat mendoi Dembe në minutën e 90+6-të, duke iu dhuruar kështu kualifikimin suedezëve, që në raundin e dytë të Ligës së Europës do të përballen me klubin prestigjioz belg Anderleht, që ka trajner shqiptarin Besnik Hasi..



Read it all at Bota Sot