Qeveria britanike propozon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç për zgjedhjet e vitit 2026

- Bota Sot

Qeveria britanike propozon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç për zgjedhjet e vitit 2026

Qeveria në Uashington propozon një paketë reformash të rëndësishme zgjedhore, duke përfshirë edhe uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç për zgjedhjet e përgjithshme të 2026. Ky propozim vjen si pjesë e një skeme modernizimi për të rritur përfshirjen e qytetarëve.

Sipas qeverisë, të rinjtë që janë të punësuar apo marrin pjesë në shërbim ushtarak duhet të kenë të drejtë vote, gjë që deri më tani është e mundur vetëm për 18+.

Aktualisht, Skocia dhe Uellsi lejojnë 16-vjeçarët të votojnë, ndërsa këtë rregull propozohet ta zgjerojnë në Angli dhe Irlandë të Veriut.

“Po heqim pengesat dhe po krijojmë më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve në demokraci,” ka deklaruar zëvendëskryeministrja Angela Rayner.

Përveç kësaj, qeveria kërkon lehtësim në sistemin e identifikimit në ditën e votimit: në vend që të kërkohen dokumente zyrtare, të votuesit mund të përdorin kartë banke, patentë drejtimi apo dokument veteranësh.

Paketa përfshin gjithashtu kontrolle më të rrepta ndaj donacioneve politike – çdo donacion mbi 500 paund nga shoqata të paregjistruara do të jetë subjekt i vëzhgimit dhe ndëshkimeve.

Tani propozimet janë në dorë të Parlamentit, që duhet të vendosë nëse do t’i miratojë përpara zgjedhjeve të ardhshme.



Read it all at Bota Sot