Malisheva turpërohet me rezultat në Islandë, pëson humbje 8:0

- Bota Sot

Malisheva turpërohet me rezultat në Islandë, pëson humbje 8:0

Vikingur Reykjavik nuk ka treguar mëshirë për Malishevën, duke e mposhtur me rezultat 8:0 në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Conference League.

Humbje turpëruese për skuadrën e Malishevës.

Humbja më tronditëse për një skuadër nga Kosova prej se marrin pjessë në garat evropiane! 

Vetëm pjesë e parë (5:0) ishte treguesi më i mirë se kjo disfatë e thellë do të jetë e pashmangshme  

Vikingur Reykjavik edhe në Prishtinë kishte fituar me 1:0 në takimin e parë dhe me rezultat të përgjithshëm 9:0 kualifikohet në rrethin e dytë. 

Futbollisti Hansen ka qenë i pandalshëm në 45 minutat e parë, duke shënuar het-trik.

Në mintuën e 72-të Agon Xhaka është përjashtuar me karton të kuq.

Golat i realizuan Hansen (11 , 21, 36), Ekroth (29), Hafsteinsson (42), Ingimundarson (68), Jonasson (72-nga penalltia) e Thorkelsson (82’).

Malisheva turpërohet me rezultat dhe eliminohet nga garat evropiane.



Read it all at Bota Sot