Real Madrid merr propozimin interesant nga Chelsea për Rodrygon

- Bota Sot

Real Madrid merr propozimin interesant nga Chelsea për Rodrygon

“Defensa Central” raporton se Chelsea i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që interesohen për Rodrygo-n.

Braziliani ka përfunduar në stol me ardhjen e Xabi Alonso si trajner, ndaj largimi i tij nga Madridi këtë verë është mëse i mundshëm.

Së fundmi, në garë për të është futur edhe Chelsea.

Propozimi i klubit londinez është vërtet interesant, ata i ofrojnë Real Madridit dy lojtarë në këmbim të Rodrygo.

Bëhet fjalë për Nicolas Jackson dhe Joao Felix, të dy jashtë planëve të Enzo Maresca për sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Real Madrid preferon më shumë të ardhura direkte nga largimi i Rodrygo-s, sesa lojtarë të tjerë të përfshirë në marrëveshje. Klubi madrilen do e përfshinte Rodrygo-n në një marrëveshje të tillë, vetëm nëse në lojë do hynte Enzo Fernandes, gjë që nuk ka shanse të pranohet nga Chelsea.

Përveç Chelsea-s, për 24-vjeçarin brazilian ka interes edhe nga top klube të tjera si Manchester City, PSG, Arsenal dhe Bayern, pa harruar klubet arabe.



Read it all at Bota Sot