Asllani do vetëm Serie A, irritohen drejtuesit e Interit

- Bota Sot

Asllani do vetëm Serie A, irritohen drejtuesit e Interit

Ndërsa Interi punon për të kompletuar skuadrën e re, merkato është një temë e nxehtë te klubi zikaltër.

Katër lojtarë janë në periferi të projektit të trajnerit të trajnerit Chivu: Aleksandar Stankoviq, Tajon Buchanan, Kristjan Asllani dhe Sebastiano Esposito.

Qëllimi i drejtuesve është të përfitojnë ekonomikisht nga lojtarët që, nëse qëndrojnë, nuk do të gjejnë shumë hapësira sezonin e ardhshëm.

Për Asllanin, thelbi i çështjes është dëshira e tij për të qëndruar në Serie A: mesfushori shqiptar ka refuzuar çdo ofertë jashtë Italisë, duke irrituar pjesërisht drejtuesit e klubit.

Fiorentina është skuadra që dëshiron të bëjë të vetin Asllanin.



Read it all at Bota Sot