Kombëtarja e Suedisë u mposht mbrëmë pas penalltive ndaj Anglisë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Europian.
Kosovare Asllani ishte një prej golashënueseve në barazimin 2:2 gjatë kohës së rreugullt të ndeshjes.
Pas takimit, futbollistja shqiptare u shpreh tejet e mërzitur që Kombëtarja e Suedisë e mbylli aventurën në kompeticionin e UEFA-s.
“Zbrazëti…! Kjo është e vetmja gjë që mund të them tani.
“A është kjo hera e fundit me fanellën e Suedisë? Nuk kam asnjë përgjigje për momentin.
Thjesht ndjej një boshllëk të madh. Ende nuk e kam kuptuar që jemi jashtë këtij turne. Nuk e di se kur do të pajtohem me këtë”, u shpreh Kosovare Asllani
35-vjeçarja shënoi dy gola dhe bëri tri asiste me Suedinë në Kampionatin Europian, që ndoshta është kompeticioni i fundit i rëndësishëm për të.