Hysaj qetëson Sarrin

- Bota Sot

Hysaj qetëson Sarrin

Pas frikës fillestare për një dëmtim në pulpë, Elseid Hysaj ka marrë lajme pozitive: analizat kanë përjashtuar çdo lloj dëmtimi muskulor dhe mbrojtësi shqiptar është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive të Formellos.

Aktualisht ai po stërvitet në mënyrë graduale.

Pasi qëndroi pushim gjatë seancës së mëngjesit, Hysaj po punon veçmas në shoqërinë e Zaccagni.

Ky i fundit është parë me atlete, ndërsa Hysaj ka veshur tashmë këpucët e stërvitjes, duke treguar se është më përpara në rikuperim.

Kujtojmë se mbrojtësi kuqezi kishte ndalur stërvitjen që në ditën e parë të grumbullimit, pas një përplasjeje me Noslin gjatë një ndeshjeje kontrolli. Tashmë gjithçka duket se ka kaluar dhe trajneri Maurizio Sarri mund të marrë frymë lirisht. Hysaj pritet t’i bashkohet grupit në ditët në vijim..



Read it all at Bota Sot