Milani piketon Estupinian si zëvendësuesin e Theo Hernandez

- Bota Sot

Milani piketon Estupinian si zëvendësuesin e Theo Hernandez

Milani ka bërë zgjedhjen e tij për të zëvendësuar Theo Hernandez, në rast se francezi largohet gjatë merkatos së verës.

Objektivi kryesor për krahun e majtë është Pervis Estupinan, mbrojtësi i kombëtares së Ekuadorit dhe lojtar i Brighton në Premier League.

Klubi kuqezi ka bërë tashmë hapin e parë konkret, duke dërguar një ofertë zyrtare prej 12 milionë eurosh plus bonuse. Një shumë e ulët në krahasim me vlerësimin real të lojtarit, por që ka shërbyer për të hapur bisedimet.

Nga ana tjetër, Estupiñán ka shprehur qartë dëshirën për t’u larguar, ndërsa Brighton ka filluar të mendojë për jetën pa të, duke siguruar më herët De Cuyper, që shihet si pasardhësi i tij i natyrshëm. Kjo situatë krijon kushte të favorshme për Milanin, i cili duhet gjithsesi të rrisë ofertën në ditët në vijim për të bindur përfundimisht anglezët.

Ndërkohë, konkurrenca nuk mungon: Manchester United po ndjek prej kohësh mbrojtësin ekuadorian, ndaj drejtuesit kuqezi po përpiqen të veprojnë me shpejtësi për të mbyllur marrëveshjen.

Nëse operacioni me Estupiann nuk konkretizohet, plani B i Milanit është Nathaniel Broën, talent i vitit 2003 që aktivizohet me Eintracht Frankfurt.



Read it all at Bota Sot