Smakaj transferohet në Bundesliga të Austrisë

- Bota Sot

Smakaj transferohet në Bundesliga të Austrisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Art Smakaj, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori ka firmosur me LASK Linzin e Austrisë nga Lokomotiva e Zagrebit deri në vitin 2028.

22-vjeçari sezonin e kaluar në elitën e futbollit kroat luajti 32 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri pesë asiste.

Te skuadra nga Bundesliga e Austrisë, Smakaj do ta bartë fanellën me numrin pesë.

Ai në ekip ka edhe lojtarin tjetër nga Kosova, Valon Berishën.



Read it all at Bota Sot