Nuk ka asgjë si shtëpia. Jose Mourinho ëndërron të kthehet në Portugali për t’i dhënë fund karrierës së tij si trajner, siç e pranoi vetë Special One pasi skuadra e tij Fenerbahce mundi Portimonense 2-1 në një miqësore:
“Patjetër që do të shkoj në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Jo sepse ndihem afër fundit, por sepse ndihem larg. Nuk dua të vij në Portugali për një periudhë të artë ose për vitet e fundit të karrierës sime.
Dua të mbërrij në Portugali në momentin më të mirë të karrierës sime, me shëndet të mirë dhe me forcë fizike dhe mendore.
Patjetër që do të kthehem. Klub apo kombëtare? Të dyja.”