Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me Olympique Marseille, ku Mason Greenwood shënoi 22 gola në 36 ndeshje, sulmuesi anglez ka rifituar formën dhe rëndësinë e tij. Performanca e tij në Francë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe një nga disa klubet e mëdha të interesuara për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit është edhe Atletico Madrid.
Sulmuesi 23-vjeçar la një përshtypje të fortë edhe gjatë periudhës së tij të huazimit te Getafe, ku ai demonstroi aftësinë e tij për të bërë diferencën si në krah ashtu edhe në pozicione më qendrore.
Kjo përvojë e mëparshme në La Liga, e kombinuar me përshtatjen e tij të shpejtë në Ligue 1, e bën atë një kandidat tërheqës për “Colchoneros”, të cilët po kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese me një lojtar të ri, të gjithanshëm me potencial.
Pavarësisht interesimit të Atletico Madrid por edhe klubeve të tjera, largimi i anglezit nga Marseille nuk është edhe aq i lehtë.
Klubi francez kërkon 70-75 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, shifër që mesa duket Atletico Madrid është e gatshme ta paguajë.