Ata kanë bërë tashmë katër nënshkrime, duke shpenzuar një shumë marramendëse prej 180 milionë eurosh, por Real Madridi nuk është i kënaqur me tregun e transferimeve.
Pas Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Xabi Alonso i ka kërkuar Florentino Perezit një përforcim në mesfushë. Në fund të fundit, Blancos kanë humbur Modricin dhe Bellinghamin (ky i fundit do të jetë jashtë për tre muaj për shkak të një operacioni në shpatull) dhe trajneri i ri nuk dëshiron tia lërë të gjithë përgjegjësinë të riut Arda Guler.
Ish-trajneri i Bayer Leverkusen ëndërron të nënshkruajë një ‘Galaktiko’ të vërtetë në mesfushë dhe lista është hartuar tashmë, sipas ‘Sport’. Ndër emrat e përmendur është lojtari i Interit, Nicolò Barella, duke u bashkuar me emra të tjerë të mëdhenj si Vitinha, Rodri, Enzo Fernandez dhe Mac Allister. Këta janë emra të fortë që homologët e tyre spanjollë i quajnë të paarritshëm për shkak të çmimit të tyre të lartë. Pas asaj që kanë shpenzuar deri më tani, Real Madridi nuk është në gjendje të paguajë edhe 100 milionë euro të tjera ose më shumë për të bërë një ofertë që nuk mund ta refuzojë.
Megjithatë, më i mundshëm është Angelo Stiller, mesfushori i Stuttgartit i vlerësuar nga klubi gjerman me rreth 40 milionë euro. Ky opsion sigurisht që nuk do ta kënaqte Xabi Alonson, i cili, ashtu si tifozët, është i shqetësuar për katër golat e shënuar së fundmi nga PSG që i kushtoi Real Madridit eliminimin nga Kupa e Botës për Klube.