Suspendohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

- Gazeta e Prizrenit

Suspendohet një polic në Gjakovë nën dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare

Policia e Kosovës ka suspenduar një punonjës të stacionit policor në Gjakovë për 72 orë, pasi dyshohet se ka rrjedhur informacion zyrtar

Në njoftimin e Policisë thuhet:

“Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me përformancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë. Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimit të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare. Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.”



Read it all at Gazeta e Prizrenit