Rexhep Gaxholli gëzon popullaritet të madh të gjeneratat e ndryshme!
Legjenda e futbollit të Kosovës ka treguar lojëra të jashtëzakonshme në vitet e 80-ta.
Ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri kur garuan në Ligën e Parë ish jugosllave.
Gaxholli ka qenë prej sulmuesve më të mirë në Kosovë.
Padyshim që duhet kujtuar 3 gushtin e vitit 1988 në stadiumin e Prizrenit, në një atmosferë të bukur sportive, është eliminuar Hajduku i
Splitit me penallti me rezultat 5:4, pasi që ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve kishte përfunduar baras (0:0).
Penalltia e pestë, fati në duart e Gaxhollit, goli i tij vuloste fatin e ndeshjes.
Gaxholli ballë për ballë me portierin Pralija, nuk e tradhtoi këmba duke shënuar për triumfin e madh (5:4) dhe i dha goditjen e fundit skuadrës së madhe kroate. Liria kualifikohet në të tetën e finales së Kupës “Marshall Tito”.
Në të tetën e finales, në Nish pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Radniçki (anëtar i ligës së parë), por në Prizren fitoi Liria me 1:0 dhe me penallti (2:1) eliminuan klubin serb. Në pranverën e vitit 1989, Liria eliminohet në çerekfinale nga Velezhi i Mostarit, pasi si mysafirë humbën me 2:0 dhe në Prizren barazuan 2:2.
Liria ka shënuar suksesin më të madh në histori të Ligës së Federative të ish Jugsollavisë në edicionin 1987-1988, duke përfunduar në vend të pestë me 38 pikë apo pesë pikë më pak se kampioni Napredaku i Krushevcit dhe siguroi biletën për në Ligën e Dytë Unike (Lindja dhe Perëndimi shkrihen në një ligë në edicionin 1988-1989).
3 gusht 1988
Në të 16-ën e finales
Liria – Hajduku 0:0 – 5:4 me penallti
Stadiumi në Prizren.
Shikues: 6.000.
Gjyqtar: Abdullah Abdullahu (Novi Pazar).
Liria: Milenko Bjeliqi 7, Hilmi Bellanica 6, Ivica Cvetanovski 7, Besim Nikoliqi 6, Besim Çejku 6, Bedredin Gjinali 6.5, Sahit Kelmendi 6.5, Nedim Tutiqi 6.5, Rexhep Gaxholli 6.5, Osman Ramadani 7 dhe Gëzim Hasi 5 (Zenel Luma).
Hajduku: Pralija 7.5, Jallaviq 5 (Laliq 6), Toshiq 6, Tipuriçi 6, Jerkan 6, Pejoviq 6, Drazhiqi 6, Karaçiqi 6.5, Allar 5.5 (Krstoviq), Shtimac 6 dhe Bokshiqi 7.
Liria – Radniçki 1:0 – me penallti 2:1
Stadiumi në Prizren.
Shikues: 5.000.
Shënues: Besim Nikoliqi (43’).
Liria: Milenko Bjeliq, Besim Çejku, Ivica Cvetanovski, Besim Nikoliqi, Behajdin Gjinali, Bedredin Gjinali, Zenel Luma, Nedim Tutiq, Rexhep Gaxholli (Gëzim Hasi), Osman Ramadani dhe Sahit Kelmendi.
Radniçki: Peiq, Millosheviq, Momçilloviq, Kuzmanoviq, Bankoviq, Vishniq, Jakshiq, Rinçiq (Antonieviq); Mitroviq, Manojlloviq dhe Miçiq (Llukiq).
Liga e parë
Partizan - Prishtina 1:0 (1:0)
29 shkurt, 1984.
Stadiumi në Beograd!
Shikues: 12 000.
Shënues: Dimitrijeviq (10’ nga penalltia).
Partizan: Stojiq, Radoviq, Rojeviq, Radulloviq, Vermezoviq, Radanoviq, Gjelmash (58 Popoviq), Dimitrijeviq, Mance, Smajiq, Klinçarski (75 Krçmareviq).
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Jusuf Tortoshi (46 Rexhep Gaxholli), Petre Gruevski, Favzi Rama, Haris Smajiq (78 Behajdin Gjinali), Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana, Zoran Batroviq. Trajner: Fuad Muzuroviq.
Liga e dytë – grupi i Lindjes
Liria – Bori 1:1
Java e 5-të, me 13 shtator 1981
Shikues: 8000.
Gjyqtar: Radoviq.
Shënues:Naxhi Gashi (49) - Vitanoviq (59).
Liria: Markoviq, Shengyli, Gjinali, Gashi, Hadri, Shinik, Rugova (Duraku), Ajeti, Gaxholli, Noviçeviq dhe Pirolli.
Bori: Brankoviq, Z. Nikoliq, Popoviq, Zhivaleviq, Luçiq, Tomiq, Mitiq (Joka), Ivanov, Markoviq, Zhivkoviq (Banduka) dhe Vitanoviq.