Manchester United ka finalizuar me sukses transferimin e sulmuesit kamerunas, Bryan Mbeumo, nga Brentford-i, pas një "sage" që zgjati për disa javë.
Sipas ‘The Athletic’, marrëveshja u mbyll për shumën rekord prej 82 milionë eurosh, ku 75 milionë janë pagesë fikse dhe 7 milionë në formë bonusesh, duke bërë që kjo lëvizje të kalojë edhe kërkesën e Sporting-ut për Viktor Gyökeres ndaj Arsenalit.
Ky është një përforcim i drejtpërdrejtë i kërkuar nga trajneri Ruben Amorim, i cili po ndërton një projekt të ri te "Djajtë e Kuq".
Fillimisht, United kishte bërë një ofertë prej 63 milionë eurosh, por Brentford-i nuk pranoi, duke kërkuar më shumë. Ishte e nevojshme një ofertë e tretë për të bindur klubin londinez të ndante rrugët me sulmuesin e tyre kryesor.
Bryan Mbeumo, 25 vjeç, pati një sezon të shkëlqyer në Premier League 2024/25, me 20 gola dhe 7 asistime në 38 ndeshje.
I rritur te Troyes në Francë, atë e kërkonin edhe Arsenali me Newcastle, por e bëri të qartë se dëshironte vetëm kalimin te Manchester United.
Transferimi i Mbeumo është blerja e tretë për United këtë verë, pas afrimeve të Matheus Cunha dhe Diego León.
Si një detaj i veçantë, Mbeumo pritet të marrë fanellën me numrin 10, që mbahej nga Marcus Rashford që nga viti 2018.
Manchester United, që e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e 10-të, po jep sinjale të forta për një ringritje të fuqishme nën drejtimin e Amorim.