Shqiptari zgjidhet përsëri në formacionin e javës në Amerikë

- Bota Sot

Shqiptari zgjidhet përsëri në formacionin e javës në Amerikë

Myrto Uzuni i është përgjigjur më së miri kritikave në mesjavë, duke shënuar gol e dhënë asist në fitoren përballë LA Galaksi.

Për sulmuesin shqiptar, kjo paraqitje erdhi pas një periudhe ku ai kishte qenë në epiqendër të kritikave pasi tifozët pritnin prej tij që të ishte më vendimtar para portës.

Përgjigja ka ardhur me paraqitjen e fundit, që është vlerësuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga ekspertët e MLS-së.

Këta të fundit kanë përzgjedhur Uzunin për herë të dytë në këtë sezon, në formacionin e javës të MLS-së.

Sulmuesi shqiptar gjendet përkrah emrave të njohur të futbollit botëror si Forsberg apo Çupo-Moting në këtë rreshtim ideal për ndeshjet e zhvilluara gjatë mesjavës në MSL.



Read it all at Bota Sot