Për shqiptarin nuk po merren vesh Milani dhe klubin i madh belg! Po kërkohen miliona euro

- Bota Sot

Për shqiptarin nuk po merren vesh Milani dhe klubin i madh belg! Po kërkohen miliona euro

Rrugëtimi mes Ardon Jasharit dhe Milanit nuk ka përfunduar ende. Përkundrazi, orët e fundit kanë sjellë kontakte të reja mes palëve, duke ringjallur një tratativë që ishte bllokuar për shkak të deklaratave të forta të drejtuesve të Club Brugge, të cilat nuk u pritën mirë nga drejtuesit e “Casa Milan”.

Ndërmjetësit janë kthyer në veprim, duke u përpjekur të shtyjnë marrëveshjen drejt një zgjidhjeje përfundimtare, ndërsa drejtori sportiv, Igli Tare, ka rifilluar kontaktet edhe për Javi Guerra-n.

Në anën tjetër, vetë Jashari ka mbajtur një qëndrim të qartë: është paraqitur në grumbullim për të ruajtur qetësinë me klubin, por ka refuzuar të pozojë për foton zyrtare të ekipit, një sinjal i qartë se dëshiron largimin. Aktualisht, mesfushori zviceran me origjinë shqiptare po stërvitet i vetëm në pritje të zhvillimeve.

Sa i përket marrëveshjes me Milanin, nuk ka asnjë pengesë personale: termat janë të qarta dhe ështtë rënë dakord më parë. Problemi qëndron te kërkesa financiare e Brugge, që vazhdon të kërkojë 40 milionë euro pa bonuse, ndërsa oferta e Milanit është 32.5 milionë plus bonuse, që shkon në rreth 35-36 milionë në total.

Ironikisht, ndihma vendimtare për Milanin mund të vijë nga... Interi. Nëse zikaltrit arrijnë marrëveshjen për shitjen përfundimtare të Aleksandar Stankoviq, i cili shihet si pasuesi i Jasharit te Brugge, atëherë klubi belg mund të zbutë pozicionin dhe të lejojë transferimin e 22-vjeçarit te kuqezinjtë.

Interi kërkon një klauzolë riblerjeje nën 25 milionë, ndërsa Brugge kërkon të paktën 30, një diferencë prej 5 milionësh që aktualisht është në qendër të negociatave.

Milani shpreson në një “tym të bardhë”, që ta transferojë më në fund Jasharin në Milano.



Read it all at Bota Sot