Pietro Terracciano transferohet te Milani,

- Bota Sot

Pietro Terracciano transferohet te Milani,

Milani ka zyrtarizuar afrimin e portierit Pietro Terracciano nga Fiorentina.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tij, ku konfirmohet se ‘gardiani’ italian është transferuar me marrëveshje përfundimtare dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026, me mundësi zgjatjeje deri në vitin 2027 nëse plotësohen kushte të caktuara.

I lindur më 8 mars 1990 në San Felice a Cancello, Terracciano ka nisur karrierën e tij në të rinjtë e Avellinos.

Më pas ka mbrojtur portat e ekipeve si Nocerina, Milazzo, Catania, Salernitana dhe Empoli, përpara se të kalonte te Fiorentina, ku regjistroi 156 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Me kalimin te Milani, Terracciano do të mbajë fanellën me numrin 1, duke shtuar përvojë dhe konkurrencë në repartin e portierëve të skuadrës së Allegrit.



Read it all at Bota Sot