Dy javët e para i luajnë në shtëpi, java e gjashtë programon derbin e kryeqytetit!

- Bota Sot

Dy javët e para i luajnë në shtëpi, java e gjashtë programon derbin e kryeqytetit!

Partizani ishte i pafat mbrëmë pasi u eliminua nga kualifikueset e Conference League.

Megjithatë, “Demat e Kuq” kanë lënë pas humbjen e hidhur në “Air Albania” dhe tashmë janë zhvendosur në sezonin tjetër.

Ditën e sotme është hedhur shorti për sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Me një postim në rrjetet sociale, Partizani ka bërë të ditur kalendarin e tyre për nëntë javët e para të kampionatit.

Ndeshjen e parë “Demat” e zhvillojnë ndaj Vorës në shtëpi, po ashtu edhe të dytën ku presin Teutën.

Derbi i kryeqytetit ndaj Tiranës është programuar në javën e 6-të, ndërsa në javën e fundit të fazës së parë përballen në derbin tjetër ndaj Dinamos në transfertë.



Read it all at Bota Sot