Ditën e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit” është mbajtur shorti për sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Jo vetëm kaq, por në ambientet e FSHF-së është hedhur shorti edhe për Kategorinë e Parë.
12 klubet kanë mësuar ditën e sotme kundërshtarët e tyre në javën e parë të Kategorisë së Parë. Po ashtu si Superiorja, edhe Kategoria e Parë do të ngrejë “siparin” për sezonin e ri më datë 23 gusht
Java e parë e Kategorisë së Parë:
Skënderbeu – Burreli
Iliria – Laçi
Kukësi – Apolonia
Luftëtati – Korabi
Besa – Kastrioti
Pogradeci – Lushnja