Deco takim me stafin e lojtarit

- Bota Sot

Deco takim me stafin e lojtarit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me agjentët e holandezit Xavi Simons në një hotel në qytetin katalanas ditët e fundit, lajm që është konfirmuar nga “Sport”.

Ishte një takim fillestar eksplorues për holandezin, i cili me kënaqësi do të kthehej në klubi “blaugrana”. Në fakt, rrënjët e tij të karrierës kur ishte ende fëmijë i ka pikërisht në këtë klub.

Xavi Simons u rrit te Barça përpara se të largohej nga La Masia në moshën 16-vjeçare për të ndjekur ëndrrën e tij te PSG. Lojtari 22-vjeçar tani luan për Leipzig

Çmimi i kërkuar nga ekipi gjerman për ta lënë të lirë talentin e sulmit është 70 milionë euro. Kjo shumë është një pengesë e vështirë për t’u kapërcyer për klubin katalanas.

Barcelona nuk e ka harruar talentin e Xavi Simons dhe tani duket se ka ringjallur marrëdhëniet me të. Edhe pse për momentin kontakti është thjesht eksplorues spanjollët mbeten të interesuar.



Read it all at Bota Sot