Grealish merr vendimin e madh për të ardhmen e tij tek Man City

- Bota Sot

Grealish merr vendimin e madh për të ardhmen e tij tek Man City

E ardhmja e Jack Grealish merr një kthesë të re, mes interesimit nga klubet evropiane dhe vendimit për të stërvitur veçmas tek Manchester City. 

29-vjeçari ka pasur një sezon të vështirë 2024/2025, duke shënuar vetëm tre gola dhe dhënë pesë asistime në 33 paraqitje, ndërsa Manchester City e përfundoi sezonin pa trofe. 

Më pas, ai u la jashtë skuadrës së Pep Guardiolës për Kupën e Botës për Klube 2025, një vendim që u komentua si ndëshkim për sjelljen jashtë fushe, megjithëse Guardiola e mohoi këtë. 

Sipas The Telegraph, Grealish ka pranuar të rikthehet te Manchester City për të stërvitur individualisht, ndërkohë që pret një transferim larg ‘Etihad’.  

Ai është ende nën kontratë me City deri në vitin 2027 dhe është stërvitur intensivisht gjatë pushimeve verore për të rikthyer formën fizike. 

Reprezentuesi anglez pritet të stërvitet veçmas deri më 28 korrik, kur pjesa tjetër e skuadrës kthehet për fazën përgatitore. 

West Ham është një nga klubet që ka shfaqur interes për huazim, por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Lucas Paqueta dhe qëndrimi i trajnerit Graham Potter ndaj Grealish. 

 Napoli, kampion i Serie A për sezonin 2024/2025, gjithashtu e pëlqen lojtarin, por paga prej 300 mijë euro në javë paraqet problem.



Read it all at Bota Sot