Shtyhet data e rikthimit të Barcelonës në “Spotify Camp Nou”

- Bota Sot

Shtyhet data e rikthimit të Barcelonës në “Spotify Camp Nou”

Të gjithë prisnin rikthimin e Barcelonës në stadiumin “Spotify Camp Nou”, me datë 10 gusht, në ndeshjen e caktuar për ”Trofeun Joan Gamper”.

Klubi katalanas ka njoftuar se tashmë ka pezulluar ndeshjen e cila pritej të zhvillohej në “Spotify Camp Nou”.

Sipas njoftimit ky vendim ka ardhur për shkak se puna e nevojshme për të përmbushur kërkesat që rregullojnë procedurat e ndërhyrjes komunale në punimet dhe ndërtimet e stadiumit, e kanë bërë të pamundur përfundimin e procedurave të kërkuara për dhënien e licenses fillestare.

Tashmë ”Trofeun Joan Gamper” do të të mbahet në ”Estadi Johan Cruyff”, ku ndeshjet i luan skuadra e femrave të Barcelonës.

”Klubi po bashkëpunon ngushtë me Këshillin e Qytetit të Barcelonës dhe autoritetet përkatëse për të bërë përparim në kërkesat e ndryshme dhe do të informojë anëtarët dhe tifozët e tij për çdo zhvillim të ri në lidhje me datën e kthimit.

Kjo vonesë nuk ndikon në orarin e planifikuar për shlyerjen e borxhit ndaj Espai Barça-s.”, thuhet në njoftim.



Read it all at Bota Sot