Kapet një sasi e madhe marijuane në Itali, ishte fshehur në një kontejner me dru

- Bota Sot

Kapet një sasi e madhe marijuane në Itali, ishte fshehur në një kontejner me dru

Një operacion i përbashkët mes financarëve të Komandës Provinciale të Guardia di Finanza në Reggio Calabria dhe zyrtarëve të Zyrës Lokale të Doganave dhe Monopoleve ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe marijuane në portin e Gioia Tauros.

Gjatë kontrolleve rutinë, autoritetet italiane zbuluan 1.220 kilogramë marijuanë, e fshehur me kujdes brenda një kontejneri që transportonte lëndë drusore.

Kontejneri kishte ardhur nga Kanadaja dhe ishte përzgjedhur për kontroll më të hollësishëm falë analizës së riskut dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional.

Sipas vlerësimeve paraprake, kjo sasi droge, nëse do të dilte në treg, do të mund të sillte fitime të jashtëligjshme në vlerën e rreth 1.8 milionë eurove.

Sekuestrimi përbën një tjetër goditje të rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, veçanërisht duke pasur parasysh se porti i Gioia Tauros është shpesh një pikë strategjike për hyrjen e lëndëve narkotike në Europë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar rrjetin kriminal që fshihet pas kësaj tentative trafiku dhe për të përcaktuar destinacionin final të ngarkesës. 



Read it all at Bota Sot