Një aksident tragjik u raportua në Itali disa ditë më parë. Një makinë me të cilën udhëtonte një familje, u aksidentua në autostradë. Makina u përplas me një kamion.
Numri i viktimave tashmë ka shkuar në pesë. Fillimisht u raportua se viktimë mbetën një 39-vjeçare, dy fëmijë katër vjeç dhe 69-vjeçari dhe një 65-vjeçari. Ndërsa ka ndërruar jetë në spital edhe 37-vjeçarja e cila fillimisht arrit t’i mbijetonte përplasjes tragjike, duke e çuar numrin e viktimave në pesë.
Tragjedia ndodhi pasditen e të martës, në zonën e Mugellos.
Makina me të cilën udhëtonte familja u ndal në tunelin bazë, ku disa mjetë që ishin pas arritën ta shmangin, por nuk ndodhi e njëjta gjë me një kamion që më pas u përplas me automjetin. Shoferi i kamionit arriti të shpëtonte sipas raportimeve.