Kanë mbetur edhe 50 ditë deri te ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 në futboll.
Federata zvicerane e Futbollit ka përkujtuar që ndeshja është pas 50 ditësh dhe në të njëjtën kohë ka njoftuar se biletat dalin në shitje prej 31 korrikut.
Stadiumi pritet të mbushet me shikues, ndërsa përkrahja për Kosovën besohet se do të jetë e madhe, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, të cilët do ta kenë rastin të shohin edhe yllin e futbollit, Granit Xhakën.