“As s'shkoi Lumezi, as s'erdhi Elezi, por në pushtet erdhi Bylmezi”, Gjini thumbon Qeverinë nga Prizreni

- Gazeta e Prizrenit

“As s'shkoi Lumezi, as s'erdhi Elezi, por në pushtet erdhi Bylmezi”, Gjini thumbon Qeverinë nga Prizreni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, gjatë një takimi në Prizren ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke paralajmëruar se Kosova nuk guxon të bëjë sërish të njëjtin gabim.

Gjini u shpreh skeptik se qeveria aktuale do ta përfundojë mandatin, duke paralajmëruar një kolaps të mundshëm dhe duke kritikuar përmasat e korrupsionit, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Nëse një megavat energji elektrike kushton 700 euro, ky nuk është shpenzim, por vjedhje”, deklaroi ai.

“Të mashtrosh nuk është inteligjencë, por pafytyrësi dhe mungesë dhembshurie ndaj viktimës. Është shumë e dhimbshme kur të mashtron ai të cilit ia ke besuar votën”, u shpreh Gjini.

Ai theksoi se një qeveri që ka ardhur në pushtet me premtimin për luftimin e korrupsionit duhet të fillojë pikërisht nga vetja.

“As sshkoi Lumezi, as serdhi Elezi, por në pushtet erdhi Bylmezi”, tha ndër tjera Gjini.

Gjini kritikoi gjithashtu politikat e pushtetit në raport me importin e produkteve, duke përmendur në veçanti qumështin nga Serbia. Sipas tij, nëse institucionet vendosin standarde të kontrollit për prodhuesit vendorë, të njëjtat duhet ti zbatojnë edhe për produktet e importuara.

Në fund, ai foli edhe për planet e AAK-së në Prizren, duke paralajmëruar se brenda katër muajve synojnë të realizojnë disa punë konkrete.

“Në Prizren do të kryejmë disa punë brenda katër muajve. E kemi një strategji. Me Prizrenin do ta befasojmë edhe Kosovën”, deklaroi Gjini. /  Gazeta e Prizrenit /



Read it all at Gazeta e Prizrenit