Serxho Ujka mesazh Egnatias: Faleminderit dhe mirupafshim!

- Bota Sot

Serxho Ujka mesazh Egnatias: Faleminderit dhe mirupafshim!

Mesfushori me tipare ofensive Serxho Ujka i ka dhënë lamtumirën Egnatias, pas 1 vit me rrogozhinasit. Së fundmi ai ka shpërndar një mesazh në rrjetet e tij sociale, duke falenderuar kampionët e Shqipërisë.

Aventura futbollistike e Ujkas do të vazhdojë në Belgjikë, konkretisht te ekipi i Zulte Waregem, teksa ka firmosur deri në verën e 2029.

Ja mesazhi i 26-vjeçarit për Egnatian: “Ka ardhur momenti për të thënë faleminderit dhe mirupafshim.

Një falënderim i veçantë për presidentin Agim Demrozi, drejtorin Klejdi Zenelaj dhe trajnerin Edlir Tetova për besimin dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

Falënderime të panumërta për të gjithë shokët e skuadrës dhe tifozët e Egnatias, që më kanë dhënë motivim dhe forcë çdo ditë. Ky kapitull, i mbushur me trofe dhe emocione të veçanta, përfundon këtu. Përqafime për të gjithë. Serxho Ujka”



Read it all at Bota Sot