19 të lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Dusseldorf

- Bota Sot

19 të lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Dusseldorf

Të paktën 19 persona janë lënduar mbrëmjen e djeshme gjatë një incidenti me fishekzjarrë në një panair në Dusseldorf të Gjermanisë. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, njoftoi mëngjesin e së shtunës shërbimi i zjarrfikësve.

Rreth 80 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi janë angazhuar në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej fishekzjarrëve ka shpërthyer në mënyrë të parregullt dhe në një lartësi shumë të ulët. Shkaqet mbeten ende të panjohura.

Organizatorët e “Rheinkirmes”, panairi më i madh në rajonin e Rhineit, i dhanë fund më herët festimeve.

Në një deklaratë publike, organizatorët shprehën keqardhje të thellë për atë që ndodhi. Një zëdhënës shtoi se do të shqyrtohet nëse tradita e fishekzjarrëve do të vazhdojë edhe vitin tjetër.

Panairi, i cili i kushtohet shenjtorit mbrojtës të qytetit, Shën Apollinarit, ka nisur më 11 korrik dhe ishte planifikuar të përfundonte nesër.



Read it all at Bota Sot