Lookman, misioni i Interit këtë verë

- Bota Sot

Lookman, misioni i Interit këtë verë

Inter synon të vazhdojë bisedimet për Ademola Lookman, por nuk pritet që kjo të shndërrohet në një “telenovelë” si ajo e Teun Koopmeiners, sepse duan që gjithçka të mbyllet me Atalantën brenda 10 ditësh.

Nerazzurrët e dinë që lojtari ka një preferencë për ta, edhe pse ka pasur raportime që nigeriani po lidhet me klube të tjera.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që do të përsëritet skenari i verës së kaluar, kur telenovela e Koopmeiners zgjati për javë të tëra derisa ai më në fund kaloi te Juventusi.

Sa i përket Interit, Lookman ishte premtuar se mund të largohej nëse vinte një ofertë prej 40 milionë eurosh, por duke qenë se Atalanta nuk e sheh situatën njësoj, zgjidhja e duhur mund të jetë 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse, për të arritur kërkesën prej 50 milionësh.

Mbi të gjitha, fokusi i Interit është që kjo të mos zgjasë, në mënyrë që trajneri i ri, Cristian Chivu, të ketë menjëherë një përforcim të madh për sulmin.

Ky është misioni i Interit: të mbyllë gjithçka për Lookman brenda 10 ditëve të ardhshme.



Read it all at Bota Sot