Rashford, opsioni më i mundshëm për Barcelonën

- Bota Sot

Rashford, opsioni më i mundshëm për Barcelonën

Barcelona është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të Marcus Rashford nga Manchester United, i cili shihet si opsioni më logjik për gjigantët katalanas këtë verë.

Megjithatë, kampionët e La Ligës ende nuk kanë bërë një lëvizje zyrtare për Rashford.

Rashford iu ofrua Barcelonës në janar dhe qëndroi në pritje deri në ditët e fundit të merkatos për një ofertë nga katalanasit. 27-vjeçari raportohet se është i interesuar për të firmosur me klubin dhe është i gatshëm të presë sërish këtë verë, madje ka komunikuar se është i hapur për një ulje të konsiderueshme të pagës.

Me prioritetin Luis Diaz që duket jashtë loje, Rashford mbetet opsioni më i mundshëm. United janë të gatshëm ta shesin për 45 milionë euro, por sipas Mundo Deportivo, Barcelona nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë për sulmuesin anglez. Drejtori sportiv Deco nuk është plotësisht i bindur për këtë lëvizje, ndaj kushtet duhet të jenë shumë të favorshme për Barçën. Trajneri Hansi Flick i ka dhënë dritën jeshile transferimit.

Kjo përfshin uljen e pagës, por edhe një huazim me të drejtë blerjeje në vend të një transferimi të drejtpërdrejtë. United duan të shkëpusin përfundimisht lidhjet me Rashford, ndërsa Barcelona e sheh “topin në fushën e Rashford” për të mbyllur marrëveshjen, pas kontakteve të shumta me vëllain-agjent të tij dhe përfaqësuesin tjetër, Arturo Canales.

Raportohet gjithashtu se Barcelona ka edhe opsione të tjera në listë, por ato, për shkak të moshës së re, kanë kosto të larta.

Pas nënshkrimit me Vitor Roque, klubi është i kujdesshëm të mos sjellë lojtarë të rinj para kohe. Emrat që janë përmendur më parë janë Bryan Zaragoza, Christopher Nkunku, Antonio Nusa dhe Rafael Leao, ku Zaragoza do të ishte më pak i kushtueshmi, ndërsa të tjerët duken të pamundur për momentin.



Read it all at Bota Sot