Klodian Duro u emërua disa ditë më parë si trajner i Lirisë së Prizrenit në Kosovë.
Ndërkohë që ditën e sotme, tekniku do të ketë “sprovën” e parë, pasi do të testohet në një miqësore.
Duro dhe ekipi i tij kanë “zbarkuar” në Tiranë, pasi do të përballen me bardheblutë në një test miqësor.
Kjo do të jetë prova e parë si për trajnerin e kryeqytetasve, Vangjel Mile dhe për Duron.
Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet pasditen e sotme, në kompleksin stërvitor, "Skënder Halili". Ky duel mes Tiranës dhe Lirisë së Prizrenit, është parashikuar të nisë në orën 18:00.