Portieri më i mirë në botë kërkon transferimin te Real Madrid

- Bota Sot

Portieri më i mirë në botë kërkon transferimin te Real Madrid

I konsdieruar si një nga lojtarët më të rëndësishëm për PSG-në dhe vendimtar në trofetë e fituar në sezonin e kaluar, e ardhmja e Gigio Donnarumma-s te klubi parizien është e paqartë. Kontrata aktuale e portierit italian me PSG-në skadon në vitin 2026 dhe deri tani nuk ka shenja mes palëve për një rinovim të mundshëm.

Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, vetë Donnarumma ka shprehur interes për t’u bashkuar me Real Madridin, një klub që ai gjithmonë e ka adhuruar. Italiani, i cili po shijon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij vetëm, 26 vjeç, është gati për një hap të ri.

Megjithatë, po sipas raportimit në fjalë, klubi madrilen e ka refuzuar këtë mundësi për të nënshkruar me portierin e konsideruar si më i miri momentalisht në botë.

Klubi madrilen ka besim të plotë te Thibaut Courtois, me të cilin do rinovoi deri në vitin 2027 dhe te portieri i dytë, ukrainasi Andriy Lunin, ndaj nuk e sheh të nevojshme transferimin e mundshëm të portierit italian.

Pavarësisht refuzimit të Real Madridit, për Donnarumma-n ka interes të madh nga shumë klube të tjera të njohura, si Inter, Manchester City, Bayern Munich etj.



Read it all at Bota Sot