Arsenal nuk heq dorë nga Rodrygo

- Bota Sot

Arsenal nuk heq dorë nga Rodrygo

Arsenal jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga interesimi për brazilianin Rodrygo, por shumë shpejt do i dërgojë Real Madridit ofertën e parë zyrtare.

Klubi londinez po përgatit një propozim prej 80 milionë eurosh për të bindur Real Madridin të shesë sulmuesin brazilian, sipas raportimeve të mediave të ndryshme spanjolle.

Me ardhjen e Xabi Alonso-s, Rodrygo ka humbur vendin e titullarit dhe duket se nuk preferohet nga trajneri bask, ndaj po mendon largimin nga Madridi. Në anën tjetër, drejtuesit e “Los Blancos” janë të hapur për largimin e 24-vjeçarit, por vetëm në rast se vjen oferta e duhur.

Real Madridi nuk po nxitohet ta shesë, por është i vetëdijshëm për vlerën në treg  të lojtarit të tyre, prandaj ka vendosur një çmim prej rreth 100 milionë eurosh. Përveç Arsenalit, në garë për Rodrygo-n janë edhe Liverpool dhe Chelsea.

Madje “Blutë” i kanë propozuar një shkëmbim të bujshëm madrilenëve, Nicolas Jackson dhe Joao Felix në vend të Rodrygo-s, por ideja e tyre nuk është pranuar nga drejtuesit e Real Madridit.



Read it all at Bota Sot